Han me 7 porta, ku bëhen pazare me të dhënat personale të qytetarëve, me pronat, me shëndetin, me llogaritë bankare,me përgjimet, transfertat, etj etj.deri te bindjet politike që ka çdo qytetar se çfarë mendime ka dhe për cilën parti voton. Këto bëjnë patronazhistët e partisë punës, partisë socialiste, etj . I përndjekin akoma njerzit , vazhdon lufta e klasave . Çfarë mentaliteti ka në kokë udhëheqja e partisë do të zbatohet nga strukturat e qeverisë. Rëndësi ka që të mbajë pushtetin me çfarë do lloj forme e mënyrë duke shkelur me të dyja këmbët , liritë, të drejtat dhe vullnetin e qytetarëve dhe ligjin si pashallarët e agallarët e kuq të dikurshëm. Pa përgjegjëshmëri totale për të mos thënë një veprimtari armiqësore subversive kundër shtetit shqiptar. Pa aftësi , për të mos thënë ndonjë konkluzion tjetër që ky është një sulm i rrezikshëm që i bëhet shtetit dhe popullit shqiptar nga individë, grupe apo struktura të posaçme të instaluara brënda apo jashtë vëndit që e kanë bërë shënjestër shtetin , politikën dhe ekonomine e qytetarët shqiptarë gjë që e verteton se sa janë larguar nga Atdheu i tyre, mbi 2 milion shqiptarë për një jetë më të mirë. Këto janë shkaqet dhe arësyet e largimit nga shtëpitë e tyre . Po e zbërthejnë nga të katër anët këtë vënd. Bankën e Shqipërisë e vodhën në vitet 1992, rreth 160 milion dollarë , floririn në bankë po ashtu hetimet i mbyllën, me krijimin e firmave piramidale vodhën pasurinë e popullit, vodhën armët e ushtrisë nëpër depo ushtarake, i shitën , u vranë, u sakatuan , dogjën bashki e komisariate, vodhën 7 milion dollarë në bankën e shtetit me guvernator Fullanin, me tendera është bërë kërdija dhe nuk ka kontroll shtetëror që t’ja u nxjerr vjedhjet dhe hajdutërinë pushtetarëve, vodhën pronat, tokat e shtetit dhe të privatit, na kanë hequr brekët , jemi lakuriq në sytë e botës . Tenderat e inceneratorëve , për 3 inceneratorë janë paguar nga thesari i shtetit 540 milion euro me 2 pronarë 3 koncesionarët dhe 40 kompani fiktive që vetëm mbushin fatura fiktive . T’u bëjnë inventarin fizik dhe të kontrollojnë faturat sa janë blerë inceneratët jashtë shteti. Dinë gjithçka rreth nesh kanë marrë çdo të dhënë tonën për interesat e tyre që ju duhen. Nuk janë rastësi të gjitha këto skandale e krime shtetore që po ndodhin . Këto drejtohen nga armiq që duan t’a shkatërrojnë e shpërbëjnë këtë vënd. Zoti u dhëntë atë që meritojnë të gjithë atyre që janë shkaktarë për këtë gjëndje të popullit dhe Shtetit shqiptare.