Han me 7 porta, ku bëhen pazare me të dhënat personale të qytetarëve, me pronat, me shëndetin, me llogaritë bankare,me përgjimet, transfertat, etj etj , deri te bindjet politike që ka çdo qytetar se çfarë mendime ka dhe për cilën parti voton. Këto bëjnë patronazhistët e partisë punës, partisë socialiste, etj . I përndjekin akoma njerzit , vazhdon lufta e klasave . Çfarë mentaliteti ka në kokë udhëheqja e partisë do të zbatohet nga strukturat e qeverisë. Rëndësi ka që të mbajë pushtetin me çfarë do lloj forme e mënyrë duke shkelur me të dyja këmbët , liritë, të drejtat dhe vullnetin e qytetarëve dhe ligjin si pashallarët e agallarët e kuq të dikurshëm. Pa përgjegjëshmëri totale për të mos thënë një veprimtari armiqësore subversiveve kundër shtetit shqiptar. Pa aftësi , për të mos thënë ndonjë konkluzion tjetër që ky është një sulm i rrezikshëm që i bëhet shtetit dhe popullit shqiptar nga individë, grupe apo struktura të posaçme të instaluara brënda apo jashtë vëndit që e kanë bërë shënjestër shtetin , politikën dhe ekonomine e qytetarët shqiptarë gjë që e verteton se sa janë larguar nga Atdheu i tyre, mbi 2 milion shqiptarë për një jetë më të mirë. Këto janë shkaqet dhe arsyet e largimit nga shtëpitë e tyre . Po e zbërthejnë nga të katër anët këtë vënd. Bankën e Shqipërisë e vodhën në vitet 1992-5 , rreth 160 milion dollarë , floririn në bankë po ashtu hetimet i mbyllën, me krijimin e firmave piramidale vodhën pasurinë e popullit, vodhën armët e ushtrisë nëpër depo ushtarake, i shitën , u vranë, u sakatuan , dogjën bashki e komisariate, vodhën 7 milion dollarë në bankën e shtetit me guvernator Fullanin, me tendera është bërë kërdija dhe nuk ka kontroll shtetëror që t’ja u nxjerr vjedhjet dhe hajdutërinë pushtetarëve, vodhën pronat, tokat e shtetit dhe të privatit, na kanë hequr brekët , jemi lakuriq në sytë e botës . Tenderat e inceneratorëve , për 3 incerenator janë paguar nga thesari i shtetit 540 milion euro me 2 pronarë 3 koncesionarët dhe 40 kompani fiktive që vetëm mbushin fatura fiktive . T’u bëjnë inventarin fizik dhe të kontrollojnë faturat sa janë blerë inceneratët jashtë shteti. Dinë gjithçka rreth nesh kanë marrë çdo të dhënë tonën për interesat e tyre që ju duhen. Nuk janë rastësi të gjitha këto skandale e krime shtetore që po ndodhin . Këto drejtohen nga armiq që duan t’a shkatërrojnë e shpërbëjnë këtë vënd. Zoti u dhëntë atë që meritojnë të gjithë atyre që janë shkaktarë për këtë gjëndje të popullit dhe Shtetit shqiptare.
Recent Comments